ru24.pro
World News in Albanian
Январь
2025

Новости за 21.01.2025

Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe SHBA-së për rrjetet sociale

Evropaelire.org 

Në këtë çështje, çelësi është Akti i Shërbimeve Digjitale i Brukselit (DSA). Ky akt hyri në fuqi më 2022 dhe qëllimi i tij është të merret me çështjet si, përmbajtja e jashtëligjshme, dezinformimi i mundshëm dhe transparenca në reklamimin online

BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga autoritetet në Serbi që ta garantojnë punën e papenguar të gazetarëve dhe t’i hetojnë rastet e keqpërdorimit të të dhënave personale të tyre. Mediat proqeveritare të Serbisë publikuan ditë më parë të dhënave personale të gazetarëve, përfshirë nga Kroacia, të cilët janë akuzuar edhe si “agjentë të huaj që kanë ardhur në Serbi për nxitur protesta dhe për të sulmuar rendin kushtetues”. “Liria e mediave është një gur themel kyç në një shoqëri demokratike dhe e drejtë themelore në BE. Читать дальше...

Shefi i ushtrisë izraelite jep dorëheqje për shkak të sulmit të 7 tetorit

Evropaelire.org 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Izraelit, Herzi Halevi, njoftoi të martën se ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra, duke e marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael. Ndërkohë, ushtria izraelite e kreu një operacion të madh ushtarak në Bregun e okupuar Perëndimor të martën, duke i vrarë gjashtë njerëz dhe duke i plagosur 35 të tjerë, sipas Ministrisë palestineze së Shëndetësisë. Halevi, i cili e mori detyrën në janar 2023, tha se dorëheqja e tij do të hyjë n fuqi më 6 mars. Читать дальше...

Opozita malazeze bllokon seancën e Kuvendit dhe miratimin e buxhetit

Evropaelire.org 

Opozita në Mal të Zi, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e bllokoi seancën e 21 janarit në Kuvend, ku në rend dite ishte diskutimi dhe miratimi i buxhetit të vitit 2025. Pasi kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq, hapi seancën, deputetët e opozitës u ngritën nga vendet e tyre dhe dolën para tij. “Shikoni se në çfarë kushtesh punojmë, ndërkohë që duhet të diskutojmë një çështje të rëndësishme. Autoriteti i Kuvendit po vihet në pikëpyetje”, tha Mandiq. Ai paralajmëroi se deputetët që u ngritën nga vendet e tyre... Читать дальше...

Të paktën 66 të vdekur nga një zjarr në një resort skijimi në Turqi

Evropaelire.org 

Një zjarr në një resort të njohur skijimi në pjesën veriperëndimore të Turqisë ka lënë të paktën 66 persona të vdekur dhe 51 të tjerë të plagosur, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya. “Jemi në dhimbje të thellë. Fatkeqësisht kemi humbur 66 jetë në zjarrin që shpërtheu në këtë hotel”, u tha gazetarëve Yerlikaya, pas inspektimit të vendit të ngjarjes. Ministri i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu, tha se të paktën një nga të plagosurit ishte në gjendje të rëndë. Zjarri shpërtheu rreth... Читать дальше...

Von der Leyen: BE-ja duhet të jetë pragmatike me SHBA-në, të thellojë lidhjet me Kinën

Evropaelire.org 

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje të martën bllokut evropian që të “thellojë” lidhjet me Kinën dhe të forcojë marrëdhëniet me Indinë, ndërkohë që të ndjekë një qasje “pragmatike” me administratën e re të SHBA-së të Donald Trumpit. Në një fjalim hyrës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Von der Leyen theksoi rëndësinë që blloku evropian të bashkëpunojë dhe jo të konfrontohet me administratën e Trumpit, i cili ka premtuar tarifa ndëshkuese importi ndaj partnerëve kryesorë si pjesë e politikës së tij tregtare. Читать дальше...

Dëshpërimi i emigrantëve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë

Evropaelire.org 

Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.

Vendet ku shtetësia fitohet me lindje

Evropaelire.org 

Tridhjetë e shtatë vende u japin shtetësinë foshnjave të lindura në territorin e tyre, në mënyrë të pakushtëzuar. Më 20 janar 2025, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t'i dhënë fund fitimit të shtetësisë me lindje për disa fëmijë të lindur në SHBA.

Osmani dhe diplomatët e huaj kryejnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Evropaelire.org 

Në 19-vjetorin e vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, presidentja aktuale, Vjosa Osmani, dhe diplomatët e huaj në Kosovë kanë bërë homazhe dhe nderime te varri i Rugovës, në lagjen Velania në Prishtinë. Në mesin e pjesëmarrësve në këtë ceremoni ishin e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, amabasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, dhe ambasadorë të tjerë të huaj. Читать дальше...

Trump fal të akuzuarit e 6 janarit, mes vendimeve të para pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë

Evropaelire.org 

Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi disa urdhra ekzekutivë dhe direktiva për të vendosur vulën e tij mbi administratën e re amerikane, në çështje që përfshijnë energjinë, faljet penale dhe imigracionin. Në mesin e urdhrave të parë ishte një falje e përgjithshme e mbi 1.500 personave të akuzuar për krime në trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitolin e SHBA-së. Në mesin e atyre që do të përfitojnë nga kjo falje janë... Читать дальше...