ru24.pro
World News in Albanian
Апрель
2018

Новости за 21.04.2018

Presidenti i PE-së kërkon të zbardhet vrasja e gazetares malteze

Evropaelire.org 

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajan ka bërë thirrje që autoritetet të gjejnë se kush ka urdhëruar vrasjen e gazetares malteze, Daphne Caruana Galizia, pasi kolegët e saj kanë publikuar artikuj të hetimeve që ajo ka bërë, të cilat kanë thelluar më shumë misterin mbi vdekjen e saj. Caruana Galizia, 53-vjeçare, ishte vrarë vitin e kaluar, pas një sulmi me makinë-bombë. Ajo, para se të vritej kishte ekzposuar korrupsionin në elitën në Maltë. Këtë javë, gazetarët publikuan një sërë zbulimesh... Читать дальше...

Rebelët sirianë largohen nga një rajon në afërsi të Damaskut

Evropaelire.org 

Rebelët sirianë kanë nisur që të largohen nga territoret që i kanë nën kontroll në afërsi të Damaskut, pas arritjes së një marrëveshjeje për evakuim, ka njoftuar media shtetërore siriane. Autobusët që bartnin kryengritësit dhe familjet e tyre, janë larguar nga rajoni Qalamuni Lindor, për në zonat e kontrolluar nga forcat opozitare në veri të vendit, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve SANA. Rebelët në qytetin al-Ruhaiba në Qalamunin Lindor, kanë dorëzuar armët e tyre dhe më pas janë lejuar që të largohen me autobusë... Читать дальше...

BE bën thirrje për hetim pas vrasjes së katër protesuesve në Gaza

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian i bëri thirrje ushtrisë izraelite që të përmbahet dhe të mos përdorë forcë ndaj protestuesve të paarmatosur, duke bërë thirrje për hetim të plotë, pasi u vranë katër persona në protestat e fundit në Rripin e Gazës. “BE i bën thirrje forcave të mbrojtjes së Izraelit që të mos përdorin forcë vdekjeprurëse ndaj protesutesve të paarmatosur”, ka thënë përmes një deklarate zëdhënësja e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini. “Siç e kemi thënë në vazhdimësi... Читать дальше...

Rusia: Inspektorët kimikë kanë arritur në Duma

Evropaelire.org 

Ekspertët ndërkombëtar të agjencisë për monitorimin e armëve kimike, kanë arritur në vendin ku dyshohet se më 7 prill është kryer sulm kimik, në qytetin sirian Duma, ka njoftuar Ministria e Jashtme ruse. Inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike kanë arritur në Duma, që gjendet në afërsi të kryeqytetit Damask, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse. “Siguria për ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike garantohet jo vetëm nga pala siriane, por edhe nga ushtria ruse në Siri”, thuhet tutje në deklaratë. Читать дальше...

Ushtria afgane thotë se ka vrarë dhjetëra militantë

Evropaelire.org 

Dhjetëra talibanë dhe militantë të Shtetit Islamik (IS) janë vrarë në operacionet e forcave të sigurisë afgane në 24 orët e fundit, kanë njoftuar sot autoritetet. Ministria e Mbrotjes, përmes një deklarate, ka njoftuar se 21 militantë talibanë, përfshirë edhe një komandant lokal, janë vrarë gjatë operacioneve në pjesë të ndryshme të vendit. Komandanti loka, Mullah Jalal është vrarë në provincën veriore Faryab, thuhet në njoftim. Sipas ministrisë, 17 kryengritës po ashtu janë plagosur gjatë operacioneve ushtarake. Читать дальше...

Erdogan: Gjendja e jashtëzakonshme është e mirë për ekonominë

Evropaelire.org 

Bizneset duhet të mirëpresin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi sepse i mbron ato kundër terrorizmit dhe pamundëson që punëtorët të hyjnë në grevë urie, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Paralamenti turk këtë javë votoi pro zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme edhe për tre muaj. Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur fillimisht pas tentim puçit në korrik të 2016-s dhe deri tani është zgjatur shtatë herë. Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme është kritikuar nga... Читать дальше...

Miliona euro evazion fiskal në veri

Evropaelire.org 

Evazioni fiskal në Kosovë nga përfaqësues të bizneseve, konsiderohet të ketë marrë përmasa shqetësuese, në veçanti në veri të vendit. Si e tillë, kjo dukuri thuhet të ketë dëmtuar buxhetin e Kosovës për miliona euro dhe njëherësh ka krijuar konkurrencë të padrejtë në treg. Për të hetuar dhe identifikuar të gjitha rastet e bizneseve, të cilat në një formë mundohen t’iu shmangen tatimeve, autoritetet në Kosovë thonë të kenë shtuar aktivitetet e tyre. Përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës... Читать дальше...

Vritet një punonjëse e Kryqit të Kuq në Jemen

Evropaelire.org 

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar se një punëtore e tyre është vrarë gjatë të shtënave në Jemen. Ky njoftim është publikuar në Twitter ku thuhet se Kryqi i Kuq po bën përpjekje për të mësuar më shumë lidhur me këtë incident. Zyrtarët në Jemen, i kanë thënë agjencisë Reuters, se punëtorja Hanna Lahoud, me kombësi libaneze, është vrarë në qytetin Taiz, nga një sulmues i armatosur, i cili ka hapur zjarr nga një makinë. Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka ndërhyrë... Читать дальше...

Vritet një punonjës i Kryqit të Kuq në Jemen

Evropaelire.org 

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar se një punëtor i tyre është vrarë gjatë të shtënave në Jemen. Ky njoftim është publikuar në Twitter ku thuhet se Kryqi i Kuq po bën përpjekje për të mësuar më shumë lidhur me këtë incident. Zyrtarët në Jemen, i kanë thënë agjencisë Reuters, se punëtori Hanna Lahoud, me kombësi libaneze, është vrarë në qytetin Taiz, nga një sulmues i armatosur, i cili ka hapur zjarr nga një makinë. Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka ndërhyrë... Читать дальше...

India miraton dënimin me vdekje për rastet e përdhunimit të fëmijëve

Evropaelire.org 

Qeveria në Indi ka miratuar një urdhëresë ku kërkohet që për rastet e përdhunimit të fëmijëve, të aplikohet dënimi kapital. Kryeministri Narendra Modi ka njoftuar se Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve nga krimet seksuale do t’i shtohet amendamenti i dënimit me vdekje, për personat që dhunojnë seksualisht fëmijët nën moshën 12-vjeçare. Sipas ligjit të deritashëm në Indi, dënimi makismal për përdhunimin e fëmijëve ishte dënimi me burg të përjetshëm, transmeton DPA. India është përballur me raste të shumta të dhunimit seksual të fëmijëve. Читать дальше...

Ekonomia e Maqedonisë, ende larg mëkëmbjes nga kriza politike

Evropaelire.org 

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka konstatuar një përparim të vogël në ekonominë e Maqedonisë në krahasim me ngecjet e mëdha në të kaluarën, por kjo vlerësohet e pamjaftueshme për konsolidimin dhe zhvillimin e saj. Vlerësime janë dhënë për ekonominë e tregut dhe gatishmërinë e institucioneve që të përballet me konkurrencën e tregut evropian. Me gjithë krizën e rëndë politike, Maqedonia, siç thuhet në raport, ka arritur një përparim në menaxhimin dhe transparencën e financave publike. Mirëpo... Читать дальше...

Dhjetëra të arrestuar në protestat në Armeni

Evropaelire.org 

Ligjvënësi opozitar armen, Nikol Pashinian edhe njëherë ka refuzuar thirrjet e kryeministrit, Serzh Sarkisian për bisedime, në mënyrë që t’i jepet fund protesave kundër zgjedhjes së tij. Protestat në Jerevan tashmë kanë hyrë në ditën e nëntë rresht. Polia ka thënë se sot ka arrestuar 62 persona, që po protestonin në rrugët e kryeqytetit armen. Përderisa protestuesit kanë marshuar dhe kanë brohoritur slogane, të tilla si “Merrni qëndrim, thuani jo Serzhit”, thirrjet e kryeministrit Sarkisian për dialog... Читать дальше...

Çeki: Socialdemokratët do të rikthehen në bisedimet për koalicionin qeverisës

Evropaelire.org 

Socialdemokratët në Çeki thonë se do të rikthehen në bisedimet për formimin e koalicionit të ri qeverisës me lëvizjen populsite ANO të kryeministrit, Andrej Babis. Kryetari i Socialdemokratëve, Jan Hamacek tha se Babis i ka ofruar partisë së tij pesë ministri, përfshirë edhe Ministrinë e Brendshme, një propozim, që sipas Hamecek është “i ndershëm”. Çekia nuk ka pasur një Qeveri të qëndrueshme që prej zgjedhjeve të mbajtura në tetor. Në këto zgjedhje, fitoi Lëvizja ANO, por nuk arriti të fitojë shumicën në Dhomën e Ulët të Parlamentit. Читать дальше...

Militantët e IS-it pritet të largohen nga territoret në afërsi të Damaskut

Evropaelire.org 

Militantët e Shtetit Islamik (IS) janë pajtuar që të largohen nga një pjesë që kanë nën kontroll, në afërsi të kryeqytetit sirian, Damask. Por, bombardimet e ushtrisë siriane vazhduan më 20 prill, duke penguar që militantët të dorëzoheshin, ka raportuar media shtetërore dhe grupet monitoruese. Sipas marrëveshjes, militantët e IS-it, që kanë nën kontroll lagjen Hajar al-Asëad dhe kampin e refugjatëve palestinezë në Yarmouk, do të largohen nga ky territor në lindje të Sirisë, ka raportuar agjencia SANA. Читать дальше...

Lojtarja që la SHBA-në për Kosovën

Evropaelire.org 

Monasia Bolduc nga New Yorku, në fillim të këtij viti është bërë pjesë e ekipit të basketbollit të Prishtinës për femrat. Ajo është basketbollistja e parë me ngjyrë që luan për ekipin e femrave për Prishtinën. 25-vjeçarja thotë për Radion Evropa e Lirë se ka gjetur ambient mikpritës në Kosovë. Dita e saj fillon herët në mëngjes, me ushtrime. Pas tyre ajo thotë se del me shoqet e ekipit të saj për drekë, për të cilat tregon se e kanë mirëpritur me duar të hapura. Monasia, gjithashtu, tregon... Читать дальше...

SHBA: Mijëra studentë kërkojnë ligje më strikte të kontrollit të armëve

Evropaelire.org 

Mijëra studentë amerikanë kanë bojkotuar mësimin për të dytën herë në muajt e fundit, duke bërë thirrje për ligje më strikte për kontrollin e armëve, pas të shtënave në një shkollë në Florida në muajin shkurt, dhe incidenteve të tjera. Më 20 prill, studentët u larguan nga orët e tyre mësimore. Kjo datë përkon me 19-vjetorin e masakrës në shkollën e mesme Columbine, ku u vranë 12 studentë dhe një mësues në Kolorado. Organizatorët kanë thënë se studentët nga mbi 2,600 shkolla dhe institucione kanë bojkotuar orët mësimore më 20 prill. Читать дальше...

Kim thotë se do t’i ndërpresë testet bërthamore dhe lëshimin e raketave

Evropaelire.org 

Lideri veri-korean, Kim Jong Un, thotë se do t’i ndërpresë testet e armëve bërthamore, të raketave balistike, si dhe do ta mbyllë një vend ku testohen armët bërthamore, ka njoftuar agjencia e lajmeve jugkoreane, Yonhap. “Nga 21 prilli, Koreja e Veriut do t’i ndërpresë testet bërthamore dhe lansimet e raketave balisitike interkontinentale”, citon agjencia Yonhap raportimet e medias shtetërore të Koresë së Veriut. “Veriu do të mbyllë një vend për testimet bërthamore që gjendet në veri të shtetit... Читать дальше...

Monasia Bolduc, lojtarja që la SHBA-në për Kosovën

Evropaelire.org 

Monasia Bolduc nga New Yorku, në fillim të këtij viti është bërë pjesë e ekipit të basketbollit të Prishtinës për femrat. Ajo është basketbollistja e parë me ngjyrë që luan për ekipin e femrave për Prishtinën. Monasia thotë se në Kosovë duhet të krijohen më shumë mundësi për femrat që të merren me sport.

Lideri opozitar armen refuzon thirrjet për dialog

Evropaelire.org 

Ligjvënësi opozitar armen, Nikol Pashinian ka refuzuar thirrjet për dialog me Qeverinë dhe ka kërkuar që Serzh Sarkasian të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit. “Tani është vonë për dialog, por kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi të gatshëm për të biseduar”, Pashinian tha para mijëra protestuesve në qendër të Jerevanit më 20 prill. “Natyrisht ne jemi të gatshëm të bisedojmë për dorëheqjen e Serzh Sarkisian dhe për kushtet për këtë çështje”, tha tutje ai. “Nëse Serzh Sarkisian jep dorëheqje sa më shpejt që të jetë e mundur... Читать дальше...

DASH: Kosova përballet me korrupsion e ndërhyrje në drejtësi

Evropaelire.org 

Zëri i Amerikës Departamenti amerikan i shtetit thotë se problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2017 ishin sulmet ndaj gazetarëve; dhuna kundër personave të zhvendosur; korrupsioni endemik i qeverisë; mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë dështimet e proceseve zbatimin selektiv të vendimeve dhe dhuna kundër pjesëtarëve të pakicave etnike dhe anëtarëve të komunitetit LGBTI. Raporti i përvitshëm për të drejtat e njeriut, thekson se qeveria ndërmori hapa për të... Читать дальше...

Trump dhe Macron do të bisedojnë për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Evropaelire.org 

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane u tha gazetarëve se presidenti, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron do të bisedojnë për marrëveshjen bërthamore me Iranin, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme. Ky zyrtar tha se Trump gjithashtu do të bisedojë edhe për çështje të tjera me liderin francez, përfshirë edhe për sulmet e përbashkëta ajrore në Siri, që u kryen në kundërpërgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik në qytetin Duma. Macron pritet të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 prill. Читать дальше...

Bulkth për darkë në Bjellorusi

Evropaelire.org 

Ky sipërmarrës bjellorus shpreson që bulkthat janë e ardhmja e ushqimit, të cilët do ta bëjnë të pasur.