ru24.pro
World News in Albanian
Март
2018

Новости за 13.03.2018

Vulin: Ushtria e Kosovës do të kërcënonte paqen në Ballkan

Evropaelire.org 

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se Kosova nuk mund të ketë ushtri dhe se "formacioni i tillë ilegal i armatosur" do të përbënte kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Duke komentuar deklaratën e ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, se askush nuk ka të drejtën e vetos mbi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur dhe se vendi i tij do ta mbështesë këtë transformim, Vulin tha se ushtria e Kosovës mund të formohet vetëm me forcë. Читать дальше...

SHBA-ja dhe Britania kërkojnë shpjegime nga Moska për rastin Skripal

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u pajtua me kryeministren britanike, Theresa May, se Moska duhet të ofrojë "përgjigje të qarta" rreth përdorimit të një agjenti nervor, prodhim rus, për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij, Yulia, më 4 mars në Britani. "Presidenti Trump u dakordua me kryeministren May se Qeveria e Federatës Ruse duhet të ofrojë përgjigje të qarta sa i përket asaj se si kjo armë kimike, e zhvilluar në Rusi, është përdorur në Mbretërinë e Bashkuar"... Читать дальше...

Clinton: SHBA nuk e ka merituar presidencën Trump

Evropaelire.org 

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë "merituar" presidencën e Donald Trumpit dhe se këto janë "kohë të rrezikshme". Clinton, rivale e Trumpit në garën presidenciale më 2016, i bëri këto komente në një konferencë në Mumbai të Indisë. Ajo tha se Trump ka "afinitet për diktatorët" dhe se ai "vërtet e pëlqen qëndrimin dhe sjelljen e tyre autoritare", transmeton AP. Clinton tha se beson se një letër e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, dërguar Kongresit... Читать дальше...

Policia po heton vdekjen e një rusi në Londër

Evropaelire.org 

Një avokat tha se një biznesmen rus, i lidhur me një kritik të shquar të Kremlinit, ka vdekur në Londër. Andrei Borovkov u tha mediave ruse se klienti i tij, Nikolai Glushkov, ka vdekur, por shtoi se nuk është në dijeni për kohën apo rrethanat. Raportet në mediat britanike dhe ruse thonë se Glushkov, 68 vjeç, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në jugperëndim të Londrës. Policia Metropolitane tha përmes një deklarate se është duke hetuar vdekjen “e pashpjeguar” të një burri, të gjetur në një shtëpi në zonën Nju Malldën, më 12 mars. Читать дальше...

OKB: Facebook është shndërruar në një bishë në Mianmar

Evropaelire.org 

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan rrjetin social Facebook për "rol vendimtar" në nxitjen e urrejtjes ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar. Një nga pjesëtarët e ekipit që po heton aktet e mundshme të gjenocidit tha se Facebook është "shndërruar në bishë". Rreth 700,000 myslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladesh prejse ushtria e Mianmarit ka nisur një operacion kundër militantëve Rohingya në shtetin Rakhine, në muajin gusht. Misioni Faktmbledhës i OKB-së në Mianmar tha se Facebook "ka kontribuar... Читать дальше...

Ish-deputeti moldav burgoset pasi spiunoi për Rusinë

Evropaelire.org 

Një ish-deputet i Parlamentit të Moldavisë u dënua me 14 vjet burgim, nën akuzat për tradhti dhe spiunim për Rusinë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Moldavisë tha se Yuri Bolboceanut i është ndaluar edhe shërbimi në zyra publike për katër vjet pasi të lirohet nga burgu. Bolboceanu është arrestuar më 17 mars të vitit të kaluar. Inteligjenca e Moldavisë dhe Shërbimi i Sigurisë kanë thënë në atë kohë se ai është kapur në një takim me një spiun rus. Moldavia, ish-shtet sovjetik, për kohë... Читать дальше...

Java e Demarkacionit

Evropaelire.org 

Rreth dy vjet e gjysmë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Kuvendi i Kosovës pritet që këtë javë ta ratifikojë këtë marrëveshje. Të paktën kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ndonëse partnerja e koalicionit qeverisës, Lista Serbe, ende nuk ka konfirmuar se ka ndryshuar qëndrimin e saj, të cilin e kishte ripërsëritur javën e kaluar, duke thënë se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk paraqet kurrfarë interesi për këtë subjekt. Читать дальше...

Mitchell përshëndet përparimet në negociatat rreth emrit të Maqedonisë

Evropaelire.org 

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta vazhdojnë mbështetjen për Maqedoninë në përmbushjen e reformave për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe për t’u bërë pjesë e NATO-s”, ka thënë sot në Shkup ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell. Ai i ka dhënë mbështetje edhe procesit të negociatave me Greqinë për gjetjen e një zgjidhje rreth kontestit të emrit. “SHBA do të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë dhe Greqinë në përpjekjet për të arritur një zgjidhje të pranueshme për kontestit për çështjen e emrit”... Читать дальше...

SHBA “do të dënojë këdo që është fajtor” për helmimin e Skripalit

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja do të dënojë “Rusinë ose këdo” që qëndron prapa helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Britani, sapo të ketë fakte për këtë. Duke folur për gazetarët në Uashington, Trump tha se do të flasë me kryeministren britanike, Theresa May, për helmimin me agjent nervor të Skripalit dhe vajzës së tij Yulia, në qytetin Sallsbëri, më 4 mars. “Më duket se është Rusia, në bazë të provave që kanë ato”, tha Trump, duke iu referuar autoriteteve britanike. Читать дальше...

Konflikti në Siri hyn në vitin e tetë, mbi 350,000 njerëz të vrarë

Evropaelire.org 

Konflikti në Siri ka vrarë mbi 350,000 njerëz, ka zhvendosur më shumë se gjysmën e popullsisë dhe ka lënë pjesën më të madhe të vendit nën rrënoja. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se ka regjistruar vdekjen e 353,935 njerëzve që nga nisja e konfliktit në mars të vitit 2011. Të vrarët përfshijnë 106,390 civilë, prej të cilëve 19,811 fëmijë, thuhet në shifrat e publikuara sot. Në një vend me një popullsi prej 23 milionë banorësh para luftës, Kombet... Читать дальше...

Haradinaj: Krijimi i ushtrisë nuk e ndryshon balancën e sigurisë në rajon

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti të martën në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Karl Erjavec. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Haradinaj tha se “ekziston një klimë e mirë mes Kosovës dhe Sllovenisë për bashkëpunim në shumë fusha”. “Sllovenia është një ndër investitorët më të mëdhenj në vend dhe Kosova është e interesuar që ta vazhdojë këtë partneritet ekonomik”, tha Haradinaj, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes së Sllovenisë në planin ndërkombëtar. Читать дальше...

Brenda dy muajve 800 raste të vjedhjeve

Evropaelire.org 

Vjedhjet nëpër pronat e qytetarëve, qofshin ato në shtëpi banimi, dyqane apo vetura, përveç anës kriminale të cenimit të pronës, po cenojnë seriozisht edhe sigurinë e tyre. Në raportet e përditshme të Policisë së Kosovës, jo rrallëherë raportohen raste të vjedhjeve. Vetëm në dy muajt e parë të vitit 2018, në nivel vendi janë raportuar mbi 800 raste të vjedhjeve të gjësendeve të ndryshme, bëjnë të ditur zyrtarë të Policisë së Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Daut Hoxha në një prononcim... Читать дальше...

Trump shkarkon Tillersonin, emëron Pompeon

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e shkarkoi nga pozita sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, duke e zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo. Duke e falënderuar Tillersonin për shërbimin e tij, në një postim në Twitter, Trump tha se sekretari i ri i Shtetit do të bëjë "një punë fantastike". Tillerson, ish-shef ekzekutiv i kompanisë së naftës ExxonMobil, ka marrë detyrën më 1 shkurt të vitit 2017. Trump po ashtu emëroi Gina Haspelin për drejtore të CIA-s - gruan e parë në këtë pozitë. Читать дальше...

Trump shkarkon Tillersonin nga detyra

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e shkarkoi nga pozita sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, duke e zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo. Duke e falënderuar Tillersonin për shërbimin e tij, në një postim në Twitter, Trump tha se sekretari i ri i Shtetit do të bëjë "një punë fantastike". Tillerson, ish-shef ekzekutiv i kompanisë së naftës ExxonMoibil, ka marrë detyrën pak më shumë se një vit më parë. Trump po ashtu emëroi Gina Haspelin për drejtore të CIA-s - gruan e parë në këtë pozitë. Читать дальше...

Sulmohet konvoji i kryeministrit palestinez

Evropaelire.org 

Një shpërthim në Rripin e Gazës ka pasur në shënjestër konvojin e kryeministrit palestinez, Rami Hamdallah. Sipas njoftimeve, Hamdallah nuk është plagosur, por disa të tjerë po. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e dënoi sulmin dhe tha se grupi militant Hamasi, i cili dominon Gazën, është përgjegjës. Incidenti ndodh në kohën e tensioneve të larta midis fraksioneve kryesore palestineze në lidhje me zbatimin e një marrëveshjeje pajtimi, të nënshkruar vitin e kaluar. Palestinezët... Читать дальше...

Lavrov: Rusia s'është fajtore për helmimin e Skripalit

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, mohoi se Moska qëndron prapa helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij në Britani dhe refuzoi kërkesën e Londrës për shpjegim në lidhje me incidentin. "Rusia nuk është fajtore", tha Lavrov në një konferencë për media në Moskë. Autoritetet britanike thonë se sulmi kundër Skripalit ka qenë i qëllimshëm dhe se për kryerjen e tij është përdorur një agjent nervor shumë toksik, i cili është zhvilluar në Rusi. Lavrov e bëri të qartë... Читать дальше...

Juncker: Britania do të pendohet për Brexit-in

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar "do të pendohet" për largimin nga Bashkimi Evropian, tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Duke iu adresuar Parlamentit Evropian në Strasburg, Juncker tha se negociatat për Brexit-in tashmë janë bërë urgjente. Ai tha se nuk dëshiron që qytetarët e BE-së "të bien viktimë e Brexit-it" dhe shtoi se është e rëndësishme që të sigurohen të drejtat e tyre. "Unë do të doja më shumë që Britania të mos kishte vendosur për t'u larguar nga BE-ja, por secili që... Читать дальше...

Hava Muhaxheri - shoferja e parë e autobusit në Kosovë

Evropaelire.org 

Hava Muhaxheri është shoferja e parë e autobusit në Kosovë. Muhaxheri është nga një fshat në Ferizaj dhe thotë se njerëzit në rrugë e përgëzojnë për profesionin e saj. Gjithashtu thotë se ka pasur edhe komente negative duke thënë se si është e mundur që një grua ta vozisë një autobus të gjatë 18 metra?!

Pacolli: Demarkacioni ratifikohet këtë javë

Evropaelire.org 

Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi do të ratifikohet gjatë kësaj jave, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli. “Jemi lodhur me deklaratat e politikanëve ‘sot, nesër’. Unë ju kam thënë, në javën e dytë të marsit, që moti. Java e dytë e marsit do të jetë java kur do të kalojë, do të miratohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Pacolli. Megjithatë, ai nuk ka sqaruar nëse për ratifikimin e kësaj marrëveshje është arritur ndonjë pajtim me partneren e koalicionit qeverisës, Listën Serbe.

Sulmuesi në Vjenë ka pasur “simpati për islamin politik”

Evropaelire.org 

Një zyrtare e lartë austriake ka thënë se personi që është qëlluar për vdekje pasi ka sulmuar me thikë një ushtar jashtë residencës së ambasadorit iranian në Vjenë, “qartazi ka pasur simpati për islamin politik”. Michaela Kardeis, shefe e sigurisë publike, gjatë një konference për media, ka thënë se nuk ka më shumë detaje për sulmuesin 26-vjeçar. Ajo nuk ka treguar për historinë e tij apo për motivet e mundshme të sulmit. Provat e marra nga shtëpia e sulmuesit, siç janë kompjuteri, telefoni, por dhe aktiviteteti i tij në rrjetet sociale... Читать дальше...

SHBA do t’i përgjigjet Rusisë nëse ka helmuar ish-spiunin rus

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të “zemëruara” për siç ka thënë ai, për mundësinë e madhe që Rusia të ketë helmuar ish-spiunin Sergei Skripal në Britani. Ai ka paralajmëruar se Moska do të përballet me përgjigje të duhur për këtë çështje. “Ne kemi besim të plotë në hetimin e kryer nga Britania e Madhe dhe vlerësimin e saj se Rusia ka gjasa të jetë përgjegjëse për sulmin me agjent nervor që ndodhi në Salisbury javën e kaluar”, ka thënë Tillerson përmes një deklarate më 12 mars... Читать дальше...

Një grup i civilëve evakuohen nga Guta Lindore

Evropaelire.org 

Televizioni shtetëror sirian ka shfaqur pamje të dhjetëra civilëvë të sëmurë dhe të plagosur , duke u larguar nga Guta Lindore, që është nën kontrollin e rebelëve. Një grup i civilëve janë shfaqur teksa kanë arritur në Wafideen dhe një grua ka thënë se ka pritur për më shumë se një vit që të evakuojë fëmijën e saj të sëmurë. Ndërkaq, ushtria ruse ka thënë se rreth 100 persona janë larguar nga qyteti Duma, që gjendet në rajonin e Gutas. Yasser Delwan, anëtar i grupit më të madh rebel në këtë rajon... Читать дальше...

Franca arreston një rus për sulmin në Euro 2016

Evropaelire.org 

Një qytetar rus është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje në qytetin Marsej të Francës, në lidhje me një sulm gjatë kampionatit evropian të futbollit Euro 2016, gjatë të cilit një tifoz anglez i futbollit ishte lënduar rëndë. I dyshuari, 31-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik, është në paraburgim, ka thënë për agjencinë AFP, prokurori Xavier Tarabeux. Nëse dënohet, i dyshuari rus mund të përballet me 15 vjet burgim, nën akuzat për tentim-vrasje dhe lëndim të rëndë trupor. I dyshuari... Читать дальше...

Radio Evropa e Lirë hap vend pune në Pragë

Evropaelire.org 

Redaksia për Kosovën e Radios Evropa e Lirë kërkon një gazetar/e, në selinë qendrore në Pragë. Gazetari/ja duhet të prodhojë materiale gazetareske në platforma të ndryshme mediale [radio, TV, online, media sociale...], varësisht nga kërkesat programore. Konkursi është i hapur deri më 31 mars 2018 dhe vlen për të gjithë ata që mendojnë se plotësojnë kushtet, për të cilat mund të mësoni më shumë duke klikuar linkun e mëposhtëm. https://www.rferl.org/jobs/detail/BSS1092-1801.html

Importi rrezikon prodhuesit vendorë

Evropaelire.org 

Sasia më e madhe e mallrave të prodhuara në Kosovë vazhdon të mbetet brenda territorit të vendit duke bërë që shteti i Kosovës të jetë i varur nga importi i pothuajse të te gjitha produkteve të nevojshme nga vendet e rajonit, por edhe të Evropës. Kontributi i eksporteve në volumin tregtar në vit mbetet shumë i ulët, me rreth 300 milionë euro, kurse importi rreth 3 miliardë euro. Pavarësisht kushteve të rënda më të cilën përballet industria e prodhimit dhe tregu nuk mbulohet qind për qind me produkte “Made in Kosova”... Читать дальше...