ru24.pro
World News in Albanian
Март
2018

Presidenti i Mianmarit jep dorëheqje

0
Presidenti i Mianmarit, Htin Kyaw, ka dhënë dorëheqje, ka bërë të ditur zyra e tij.


Aryse për vendimin nuk janë dhënë, por ka pasur shqetësime në rritje, muajve të fundit, për shëndetin e presidentit 71-vjeçar.


Htin Kyaw është betuar si president në vitin 2016, pas zgjedhjeve që u kanë dhënë fund dekadave të udhëheqjes ushtarake.


Por, ai ka qenë kryesisht udhëheqës ceremonial, pasi liderja e opozitës, Aung San Suu Kyi, vepron si presidente de facto.


Nënpresidenti Myint Swe, ish-gjeneral, do të marrë detyrën e presidentit derisa të zgjidhet i riu brenda shtatë ditësh.


Suu Kyi, e cila ka qenë e burgosur për vite me radhë, është ndaluar nga marrja e detyrës së lartë.


Një klauzolë në kushtetutë thotë se askush me fëmijë të një kombësie tjetër nuk mund të jetë president.


Ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin britanik.