Kush po prin nëpër komuna?
Me shumicën e votave të numëruara për zgjedhjet e 12 tetorit, del se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë duke kryesuar në garën për udhëheqje komunash.
Në disa vazhdojnë të udhëheqin partitë që tradicionalisht kanë fituar, në disa tjera ka befasi.
Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, i ka fituar zgjedhjet në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Dalja në këto zgjedhje ka qenë 39 për qind.
Sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur 2.069.098 qytetarë.
Rreth 44.000 prej tyre kanë mundur të votojnë me postë nga jashtë vendit në periudhën 17 shtator – 11 tetor.
Procesi është zhvilluar i qetë, pa ndonjë incident të madh.