Kur ajri kushton...
Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë e lejuar të ndotjes për gazrat vdekjeprurës, si dyoksidi i squfurit dhe oksidet e azotit. Pavarësisht obligimeve ndërkombëtare dhe paralajmërimeve nga raportet mjedisore, Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan. Pasojat ndihen më së shumti te fëmijët dhe të moshuarit – me rritje të rasteve të sëmundjeve respiratore, kancerit dhe vdekjeve të parakohshme.