ru24.pro
World News in Albanian
Июнь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26
27
28
29
30

Trump thotë se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është në fuqi tani

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë mëngjesin e së martës se një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit është tani në fuqi dhe u ka kërkuar të dyja vendeve të mos e shkelin atë.

"ARMËPUSHIMI TANI ËSHTË NË FUQI. JU LUTEM MOS E SHKELNI!" shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Kur njoftoi pas mesnatës për një armëpushim të plotë për t’i dhënë fund një lufte, siç e quajti ai, 12-ditore, Trump la të kuptohej se Izraeli dhe Irani do të kishin kohë t’i përfundonin misionet që ishin në zhvillim e sipër, pas së cilave armëpushimi do të hynte në fuqi.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan shpërthime pranë Tel Avivit dhe Beershebas në jug të Izraelit, para se armëpushimi të hynte në fuqi.

Ushtria izraelite tha se gjashtë valë raketash u lëshuan nga Irani dhe shërbimi kombëtar i ambulancës në Izrael tha se katër njerëz u vranë në Beersheba, viktimat e para të raportuara në Izrael që nga shpallja e armëpushimit nga Trump.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve në Iran, SNN, raportoi të martën në mëngjes se Teherani lëshoi valën e fundit të raketave para se të hynte në fuqi armëpushimi.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump e ka ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi gjatë një telefonate me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe se Izraeli është pajtuar për sa kohë që Irani nuk do të kryente sulme të tjera.