ru24.pro
World News in Albanian
Март
2025
1 2 3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Vazhdon numërimi i votave me postë: LVV-ja e para me mbi 52 për qind

0
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.


Nga 35.64 për qind e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka fituar më së shumi vota, përkatësisht 10.744 apo 52.14 për qind.


Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e dytë me 5.853 vota të fituara apo 28.40 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 7.94 për qind apo 1.637 vota të fituara.


Sipas rezultateve të publikuara online nga autoritetet zgjedhore, në vendin e katërt gjendet koalicioni  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 980 vota apo 4.76 për qind.


Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se ka aprovuar më shumë se 63.000 pako, që supozohet se janë me fletëvotime.




Për votimet e 9 shkurtit, përveç votimit me postë, qytetarët janë vendit për herë të parë kanë mundur të votojnë edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike.


Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike ka përfunduar dhe sipas KQZ-së, LVV mori më së shumti vota, përkatësisht 12.261 vota apo 80.71 për qind.


Pas përfundimit të numërimit të votave me postë do të vazhdojë numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta, duke mundësuar certifikimin e rezultateve dhe hapjen e rrugës për formimin e institucioneve të reja.


Përveç votave nga përfaqësitë diplomatike, në Kosovë fillimisht  ka përfunduar numërimi i votave të rregullta. Sipas rezultateve preliminare të votimit të rregullt,  Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80 për qind të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind të votave të fituara. Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62 për qind.