Militantët e PPK-së shpallin armëpushim për t’i dhënë fund konfliktit 40-vjeçar
Militantët kurdë që kanë luftuar në Turqi për 40 vjet kanë njoftuar për një armëpushim, dy ditë pasi udhëheqësi i tyre i burgosur tha se grupi duhet të ulë armët.
Agjencia e lajmeve Firat, një media e lidhur me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), publikoi deklaratën, ku thuhej: “Ne shpallim armëpushim që hyn në fuqi sot me qëllim që të hapet rruga për zbatimin e thirrjes së udhëheqësit tonë për paqe dhe shoqëri demokratike”.
Udhëheqësi i PPK-së, Abdullah Ocalan, gjendet në burg në Turqi që nga viti 1999.
Grupi tha se “asnjë nga forcat tona nuk do të ndërmarrin veprime të armatosurve, përveç nëse sulmohen”.
Militantët kurdë kanë luftuar për 40 vjet për një shtet të pavarur apo për një autonomi, kryesisht në lindje të Turqisë.
Më 27 shkurt, udhëheqësi i PPK-së, Abdullah Ocalan, i bëri thirrje grupit të tij militant që të ulë armët, thirrje që u mirëprit nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, si nisje e një faze të re në fushatën e Ankarasë për të pasur një shtet “pa terrorizëm”.
Forcat kurde, YPG, që udhëheqin luftëtarët SDF – që mbështeten nga SHBA-ja – në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik në Siri, thanë se mesazhi i Ocalanit nuk do të vlejë për ta.
Turqia e akuzon YPG-në se është e lidhur me PPK-në.
Në muajt e fundit, Turqia ka shkarkuar disa kryetarë komunash kurdë dhe i ka zëvendësuar ata me të emëruar të qeverisë.
Ocalan e ka themeluar PPK-në më 1978 dhe nisi një kryengritje të armatosur më 1984. Vlerësohet se 40.000 persona janë vrarë gjatë konfliktit, disa nga sulmet e PPK-së ndaj ushtrisë dhe caqeve civile dhe të tjerë në operacionet e ushtrisë turke kundër këtij grupi turk.
Në deklaratën e PPK-së grupi po ashtu bëri thirrje për lirimin nga burgu të Ocalanit.