Hamasi liron edhe gjashtë pengje izraelite në prag të përfundimit të fazës së parë të armëpushimit
Hamasi, grupi palestinez i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, i ka liruar gjashtë pengje izraelite – të fundit të gjalla prej një grupi prej 33 personash që ishte planifikuar të liroheshin në fazën e parë të armëpushimit për luftën në Gazë.
Në mesin e pengjeve të liruara kanë qenë dy persona që Hamasi i ka mbajtur që një dekadë, të cilët kishin hyrë vetë në Gazë.
Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka thënë përmes një deklarate në X – dikur Twitter – se gëzohet për lirimin e tyre “nga thellësia e ferrit, dhe tani mund të nisin procesin e shërimit afër familjarëve të tyre”.
Në këmbim, Izraeli i ka liruar 602 palestinezë të burgosur, përfshirë persona të dënuar për shkelje të rënda, si dhe persona tjerë të ndaluar pas nisjes së luftës.
Ata që kanë pasur dënime të rënda nuk janë lejuar të kthehen në Gazë dhe janë dërguar në shtete të treta.
Kjo fazë e armëpushimit ka nisur të zbatohet më 19 janar, mirëpo negociatat nuk kanë nisur ende për fazën e dytë dhe vendimtare, që përfshin diskutimet për dhënie fund të luftës në Gazë.
“Kompletimi i marrëveshjes për pengjet është obligim humanitar dhe moral”, ka thënë Herzog në X.
Konflikti ka shpërthyer më 7 tetor 2023, kur militantët e Hamasit kanë sulmuar vendbanime në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë në Gazë.
Izraeli është hakmarrë duke nisur një luftë shkatërruese në enklavën palestineze, duke lënë të vrarë dhjetëra mijëra njerëz, sipas autoriteteve lokale, dhe duke zhvendosur shumicën e 2.3 milionë banorëve të Gazës.
Hamasi është kritikuar ashpër për mënyrën e menaxhimit të lirimit të pengjeve izraelite, duke përfshirë mbajtjen e ceremonive publike dhe duke ngjitur pengjet në një skenë të improvizuar.
Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, e kanë kritikuar këtë javë Hamasin për paradën që ka bërë me trupat e vdekur të pengjeve.
Në mesin e tyre kanë qenë trupat e dy fëmijëve dhe nënës së tyre, Shiri Bibas, mirëpo autoritetet izraelite kanë thënë trupi nuk ka qenë i saj. Kjo situatë ka rrezikuar për disa orë prishjen e armëpushimit, pasi Izraeli e ka akuzuar Hamasin për “shkelje serioze” të marrëveshjes.
Më vonë, Hamasi e ka dorëzuar një trup tjetër, dhe familja e Bibasit ka konfirmuar se trupi është i së ndjerës.
Grupi palestinez insiston se familja është vrarë si pasojë e një sulmi izraelit, mirëpo Izraeli ka thënë se ekipet e forenzikës tregojnë se nëna dhe fëmija i saj më i vogël janë vrarë me qëllim nga militantët.
Trupat e vdekur të pengjeve tjera do të lirohen javën tjetër, duke përmbyllur ciklin e parë të këmbimit.
Ndërmjetësit kanë thënë se dy palët planifikojnë të nisin fazën e dytë të negociatave me fokus në lirimin e 60 pengjeve tjera të mbetura – ndonëse më pak se gjysma e tyre besohet se janë gjallë – si dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite prej Gazës.
Në situatën momentale, shanset për të arritur një marrëveshje janë komplikuar për shkak të mospajtimeve për të ardhmen e Gazës, meqë liderët rajonalë janë shprehur të tronditur nga propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump për t’i larguar palestinezët nga enklava dhe për ta transformuar atë në një resort të kontrolluar nga Shtetet e Bashkuara.