Shtuni: Jemi në një fazë problematike të marrëdhënieve Kosovë-SHBA
Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e re e Kosovës nga cilado forcë politike që formohet, duhet ta ketë të qartë realitetin mbi marrëdhëniet aktuale të Kosovës me aleatët dhe të krijojë një strategji për politikën e jashtme.