ru24.pro
World News in Albanian
Декабрь
2024
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Drejtori i FBI-së, Wray thotë se do të japë dorëheqje para kthimit të Trumpit

0
Drejtori i Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI), Christopher Wray, ka thënë të mërkurën se do të japë dorëheqje para se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ta marrë detyrën muajin e ardhshëm.


Wray e bëri të ditur këtë gjatë një takimi të brendshëm të FBI-së të mërkurën.


Presidenti i zgjedhur Trump ka shfaqur dëshirën për ta zëvendësuar Wrayn me Kash Patelin.


Wray, i cili ishte nominuar nga Trumpi më 2017 për të shërbyer për një mandat 10-vjeçar, është përballur me kritika viteve të fundit nga republikanët, për shkak të hetimeve që FBI-ja i kreu ndaj Trumpit pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë.




Duke dhënë dorëheqjen në vend se të presë shkarkimin, Wray po përpiqet ta shmangë ndonjë përplasje me administratën e re të Trumpit, e cila, sipas tij, do ta kishte përfshirë FBI-në "edhe më thellë në konflikt".


“Qëllimi im është ta mbaj përqendrimin te misioni ynë — që është puna e domosdoshme që ju bëni çdo ditë në emër të popullit amerikan”, u tha Wray punonjësve të FBI-së.


“Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të shmangur zhytjen e byrosë më thellë në konflikt, duke forcuar vlerat dhe parimet që janë kaq të rëndësishme për mënyrën si e kryejmë punën tonë”, shtoi ai.


Trump e kishte bërë të qartë zemërimin e tij me Wrayn në disa raste.




Në një intervistë rishtazi për programin “Meet the Press” të NBC-së, Trump tha: “Nuk mund të them se jam i kënaqur me të. Ai pushtoi shtëpinë time”, duke iu referuar bastisjes së FBI-së në pronën e tij në Florida, Mar-a-Lago, dy vjet më parë në lidhje me rastin e dokumenteve të klasifikuara nga mandati i tij i parë si president.


Por, Wray rrallëherë dukej se përpiqej të përballej publikisht me Shtëpinë e Bardhë.