ru24.pro
World News in Albanian
Ноябрь
2024
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
29
30

Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkuara Arabe

0
Izraeli e ka dënuar atë që e ka cilësuar vrasje të një rabini izraelito-moldav në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e quajtur aktin “terrorizëm” antisemitik, dhe është zotuar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.


Trupi i Tzvi Koganit, i cili ishte raportuar i zhdukur prej të enjtes, është gjetur nga shërbimet e sigurisë në shtetin e Gjirit Arab, ka thënë zyra e kryeministrit përmes një deklarate.


“Vrasja e Tzvi Koganit, është akt i urryer i terrorizmit antisemitik”, është thënë në deklaratë, dhe që Izraeli do të bëjë gjithçka për ta vënë në vend drejtësinë.


Kogan ka qenë përfaqësues i Lëvizjes Hasidike, grup i hebrenjve ultra-ortodoksë, që njihet për përpjekjet që të shtrihet në gjithë botën.


Zyrtarët izraelitë nuk kanë dhënë hollësi për shkaqet e vrasjes së tij.


Emiratet e Bashkuara Arabe, vend që ka normalizuar marrëdhëniet me Izraelin më 2020, bashkë me shtetet tjera sikurse Bahrejni dhe Maroko, nuk e ka konfirmuar vdekjen e rabinit.


Ministria e Punëve të Jashtme e Moldavisë ka thënë se ambasada në Abu Dabi është duke bashkëpunuar me zyrtarë lokalë dhe “po vëzhgon nga afër situatën”.


Ajo vetëm e ka përmendur zhdukjen e rabinit dhe nuk i është referuar fare vdekjes.