KE vlerëson përparimin e Kosovës dhe e inkurajon t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë
Komisioni Evropian publikoi të mërkurën raportet vjetore të progresit për vendet që synojnë anëtarësimin në BE. Në dokumentin për Kosovën thuhet se autoritetet e vendit mbeten të përkushtuara në rrugën drejt integrimit evropian.