ru24.pro
World News in Albanian
Октябрь
2024
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
29
30
31

Të paktën 22 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

0
Sulmet ajrore izraelite në veri të Gazës kanë vrarë të paktën 22 persona, shumica gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët palestinezë më 27 tetor.


Shërbimi i emergjencave i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë tha se 11 gra dhe dy fëmijë ishin në mesin e 22 personave që u vranë gjatë një sulmi në orët e vona të së shtunës në Beit Lahija në veri të Gazës. Kjo ministri tha se edhe 15 persona u plagosë, duke shtuar se numri i viktimave mund të rriten. Shumica e viktimave ishin nga tri familje.


Ushtria izraelite tha se ka kryer sulme precize ndaj militantëve në një ndërtesë në Beit Lahija, duke shtuar se ka ndërmarrë hapa për të shmangur viktimat në mesin e viktimave.




Izraeli kryen sulme ajrore çdo ditë në mbarë Gazën, që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.


Ndërkaq, në një zhvillim të ndarë, një kamion u përplas në një stacion autobusi afër qytetit izraelit të Tel Avivit, duke lënë të lënduar dhjetëra persona, thanë autoritetet. Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë të paqarta, por palestinezët kanë kryer dhjetëra sulme të tilla në vitet e fundit. Kjo ngjarje ndodhi në një rrugë afër selisë së agjencisë izraelite të spiunazhit, Mossad.


Po ashtu, përveç luftës në Gazë, Izraeli po kryen një ofensivë ajrore dhe tokësore kundër Hamasit, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Dy persona u plagosën pas një sulmi me dron nga Libani, që goditi një zonë industriale në veri të Izraelit, thanë autoritetet. Ndërkaq, Izraeli ka kryer sulme ajrore në një lagje të Bejrutit.