ru24.pro
World News in Albanian
Октябрь
2024
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Shteti që do ta përcaktojë presidentin e ri të SHBA-së

0
Kur kanë mbetur vetëm pak javë deri në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump janë në garë të ngushtë. Që të dy po shpenzojnë kohë dhe para në shtetet që mund t’i fitojë në fund cilido, duke i kushtuar kujdes veçanërisht Pensilvanisë. Ky është më i madhi prej “shteteve të luhatshme”, ku një dallim prej vetëm disa mijëra votash mund të mjaftojë për të përcaktuar fituesin. Në qytetet e ndara politikisht, si Skranton, votuesit thonë se inflacioni, imigracioni dhe të drejtat riprodhuese janë çështje që do t’i shtyjnë ata drejt vendvotimeve në nëntor. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)