ru24.pro
World News in Albanian
Сентябрь
2024
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30

Shoqatat serbe bllokojnë rrugët pranë kufirit me Kosovën

0
Përfaqësues nga disa shoqata serbe kanë bllokuar rrugët pranë tri pikave kufitare me Kosovën në territorin e Serbisë. Grupe të vogla njerëzish u mblodhën pasditen e 6 shtatorit në kalimet kufitare në Merdare, Jarinë dhe Bërnjak, ku ndaluan kamionë dhe drejtues makinash me dokumente të Kosovës. Bllokimi i rrugëve u bë pas mbylljes së pesë institucioneve paralele serbe në veri të vendit nga autoritetet e Kosovës. Pas vendosjes së bllokadave, institucionet e Kosovës thanë se e kanë mbyllur pikat kufitare Bërnjak dhe Merdare, për shkak se persona të maskuar në pjesën serbe të kufirit po ndalojnë dhe legjitimojnë udhëtarët. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj dhe Lendi Susuri)