ru24.pro
World News in Albanian
Сентябрь
2018

Vdiq presidenti i Vjetnamit

0
Media shtetërore e Vjetnamit njoftoi se presidenti i këtij vendi, Tran Dai Quang, ka vdekur në moshën 61-vjeçare pas një sëmundjeje serioze.


"Presidenti Tran Dai vdiq më 21 shtator në spitalin ushtarak", raportoi Agjencia e Lajmeve në Vjetnam.


Quang ka pasur kryesisht rol ceremonial si president, pasi kryeministri dhe udhëheqësi i Partisë Komuniste mbajnë shumicën e pushtetit.


Ai është betuar si president në vitin 2016, pasi është zgjedhur nga Partia Komuniste pa opozitë.


Quang ka shërbyer më herët si ministër i Sigurisë Publike.