ru24.pro
World News
Октябрь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Trump e kërcënon Kinën me tarifa të reja prej 100 për qind

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Kinën të premten vonë me tarifa shtesë prej 100 për qind, si dhe me anulimin e një takimi me presidentin kinez Xi Jinping, duke e ringjallur luftën tregtare me Pekinin për shkak të mosmarrëveshjeve mbi kufizimet e eksporteve të mineraleve të rralla.

Trump tha se tarifat shtesë, së bashku me kufizimet e reja të SHBA-së mbi “çdo lloj softueri jetik”, do të hyjnë në fuqi më 1 nëntor, si kundërpërgjigje ndaj asaj që ai e quajti veprim “jashtëzakonisht agresiv” të Pekinit.

“Është e pamundur të besosh se Kina do të ndërmerrte një veprim të tillë, por e bëri, dhe pjesa tjetër është histori”, tha ai në platformën e tij Truth Social.

Mallrat kineze aktualisht përballen me tarifa prej 30 për qind në SHBA, të vendosura nga Trump më herët, kur ai akuzonte Pekinin se ndihmonte tregtinë e fentanilit dhe për praktika të padrejta tregtare.

Tarifat hakmarrëse të Kinës aktualisht janë 10 për qind.

Trump kishte paralajmëruar për tarifat disa orë më herët në një postim të gjatë dhe të papritur në Truth Social, ku pretendonte se Kina u kishte dërguar letra vendeve të ndryshme duke detajuar kufizimet e saj të reja të eksporteve për mineralet e rralla.

Mineralet e rralla janë thelbësore për të prodhuar shumëçka, nga telefonat inteligjentë dhe automjetet elektrike deri te pajisjet ushtarake dhe teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme.

Kina zotëron pjesën dërrmuese të prodhimit dhe përpunimit global të këtyre materialeve.

“Nuk ka shanse që Kina të lejohet ta mbajë botën ‘peng’”, shkroi Trump, duke përshkruar qëndrimin e Kinës si “shumë armiqësor”.

Presidenti amerikan pastaj vuri në dyshim planet e tij për t’u takuar me presidentin kinez Xi në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) më vonë këtë muaj.

Ky do të ishte takimi i parë mes udhëheqësve të dy ekonomive më të mëdha në botë që nga kthimi i Trump në pushtet në janar.

“Do të takoja presidentin Xi pas dy javëve, në APEC, në Korenë e Jugut, por tani duket se nuk ka arsye për ta bërë”, shkroi ai.

Më vonë, Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se nuk e kishte anuluar takimin.

“Nuk e kam anuluar, por nuk e di nëse do ta mbajmë. Megjithatë, unë do të jem atje gjithsesi, kështu që supozoj se mund të ndodhë”, tha ai.

Presidenti amerikan tha se nuk e kuptonte pse Kina po vepronte tani. “Disa gjëra shumë të çuditshme po ndodhin në Kinë! Po bëhen shumë armiqësorë”, deklaroi ai.

Trump shtoi se vende të tjera kishin kontaktuar Shtetet e Bashkuara për të shprehur zemërimin e tyre ndaj “armiqësisë së madhe tregtare të Kinës, e cila ndodhi papritmas”.

Uashingtoni dhe Pekini ishin përfshirë në një luftë tarifash këtë vit që kërcënoi ta ndalte plotësisht tregtinë midis dy ekonomive më të mëdha të botës.