ru24.pro
World News
Январь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24
25
26
27
28
29
30
31

Bukurija që i ndihmoi futjes së “K’cimit të Tropojës” në UNESCO

0
Më 4 dhjetor të vitit 2024, “K’cimi i Tropojës” u fut zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO). Bukurije Demiraj, valltare dhe koreografe e “K’cimit të Tropojës”, është një ndër figurat që qëndron pas angazhimit 12-vjeçar për listimin e këtij vallëzimi në UNESCO. Sot, gati një muaj pas, ende nën ethet e gëzimit, ajo vazhdon të mësojë grupe fëmijësh, të rinjsh e të rriturish, të cilët duan të trashëgojnë tutje këtë thesar kulturor.