ru24.pro
World News
Декабрь
2024

Arrestohen dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën dyshimin për korrupsion

0
Policia e Kosovës i ka arrestuar dy zyrtarë të Departamentit të Kadastrës në Komunën e Graçanicës nën dyshimin për korrupsion, njoftoi të enjten kryetarja e komunës, Ljiljana Shubariq.


Shubariq nuk dha më shumë hollësi rreth arrestimit të tyre, por theksoi se hetimi dhe arrestimi i zyrtarëve komunalë nuk e vënë në dyshim funksionimin e udhëheqjes lokale të Komunës së Graçanicës apo të Drejtorisë së Kadastrës.


Ajo tha bëhet fjalë për “veprime të ndërmarra individualisht” nga persona të caktuar.


Komuna e Graçanicës është një nga gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të lumit Ibër.


“Do të ketë hetime dhe nuk duam të spekulojmë më tej mbi procedurat e ardhshme. Kur të marrim informacione të detajuara, do të njoftoheni”, tha Shubariq gjatë një adresimi para gazetarëve.


Policia e Kosovës nuk ka folur rreth kësaj çështjeje dhe as nuk ka kthyer përgjigje ndaj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me arrestimin e zyrtarëve në Komunën e Graçanicës dhe për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren.