Rrafshnalta e Golanit, e dëshirueshme për Izraelin dhe për Sirinë
Reuters
Izraeli mohoi këtë javë se ka depërtuar thellë në Siri, përtej zonës neutrale në Rrafshnaltën e pushtuar të Golanit.
Me rënien e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, fundjavën e kaluar, trupat izraelite u zhvendosën në një zonë të çmilitarizuar brenda Sirisë, e cila u krijua pas luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1973.
Izraeli e cilësoi këtë inkursion si një masë të përkohshme për garantimin e sigurisë kufitare.
Përse Rrafshnalta e Golanit është e diskutueshme?
Rrafshnalta e Golanit ishte pjesë e Sirisë deri në vitin 1967, kur Izraeli mori nën kontroll pjesën më të madhe të saj në Luftën Gjashtëditore.
Në vitin 1981, pastaj, e pushtoi dhe e aneksoi në mënyrë të njëanshme.
Ky aneksim nuk u njoh nga shumica e vendeve.
Siria ende mban një pjesë të Golanit dhe kërkon që Izraeli të tërhiqet nga pjesa tjetër e tij.
Izraeli refuzon, duke përmendur shqetësimet për sigurinë.
Siria u përpoq ta rimerrte Golanin në Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1973, por u pengua.
Izraeli dhe Siria nënshkruan armëpushim në vitin 1974 dhe Golani ishte relativisht i qetë që atëherë.
Në vitin 2000, Izraeli dhe Siria zhvilluan bisedimet e nivelit më të lartë për rikthimin e mundshëm të Golanit dhe për një marrëveshje paqeje. Megjithatë, ato negociata dështuan, ashtu si edhe të mëvonshmet.
Në vitin 2019, gjatë mandatit të parë të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ai shprehu mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin izraelit mbi Golan.
Kjo erdhi pas vendimit të Trumpit në vitin 2017 për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për ta zhvendosur Ambasadën e SHBA-së në këtë qytet.
Ky vendim u mirëprit nga Izraeli, por i zemëroi palestinezët dhe shumë udhëheqës politikë dhe fetarë arabë.
Përse e do Izraeli Rrafshnaltën e Golanit?
Për shkak të sigurisë. Gjatë luftës civile të Sirisë, që zgjati më shumë se një dekadë, Izraeli thoshte se Rrafshnalta e Golanit shërben si një zonë mbrojtëse midis qyteteve izraelite dhe paqëndrueshmërisë së fqinjit të tij.
Qeveria izraelite shprehu gjithashtu shqetësim se Irani - aleat i vjetër i regjimit të Assadit - po përpiqet ta çimentojë praninë e tij në anën e kufirit të Sirisë, me qëllim që të fillojë sulme kundër Izraelit.
Izraeli i bombardoi shpesh asetet e dyshuara ushtarake iraniane në Siri, në vitet para rënies së Assadit.
Izraeli dhe Siria i lakmojnë burimet ujore në Golan, ashtu si edhe tokën natyrale pjellore në këtë rrafshnaltë.
Kush jeton atje?
Rreth 55.000 njerëz jetojnë në Golanin e pushtuar nga Izraeli. Prej tyre, rreth 24.000 janë ‘druze’ - pakicë arabe që praktikon një degë të Islamit, thotë analisti Avraham Levine nga Qendra Kërkimore dhe Edukative Alma, i specializuar në sfidat e sigurisë të Izraelit në kufirin e tij verior.
Shumë pjesëtarë të kësaj pakice në Siri ishin besnikë ndaj regjimit të Assadit. Shumë familje kanë anëtarë në të dyja anët e vijës së demarkacionit.
Pas aneksimit të Golanit, Izraeli u dha druzëve mundësinë e nënshtetësisë, por shumica e refuzuan atë dhe vazhdojnë të identifikohen si sirianë.
Levine thotë se rreth 31.000 izraelitë janë vendosur atje, po ashtu.
Shumë prej tyre punojnë në bujqësi dhe turizëm.
Kush e kontrollon anën siriane të Golanit?
Para shpërthimit të luftës civile në Siri në vitin 2011, kishte një përplasje mes forcave izraelite dhe atyre siriane.
Por, në vitin 2014, rebelët islamikë antiqeveritarë e pushtuan provincën Kuneitra në anën siriane.
Rebelët i detyruan forcat e Assadit të tërhiqen dhe gjithashtu iu kthyen edhe forcave të OKB-së në zonë, duke i detyruar të tërhiqen nga disa pozicione.
Zona mbeti nën kontrollin e rebelëve deri në verën e vitit 2018, kur forcat e Assadit u kthyen në qytetin e rrënuar të Kuneitras dhe në zonën përreth, pas një ofensive të mbështetur nga Rusia dhe një marrëveshjeje që i detyroi rebelët të tërhiqeshin.
Çfarë i ndan dy palët në Golan?
Në Golan është e vendosur një forcë vëzhguese e Kombeve të Bashkuara, e mbështetur nga vëzhguesit ushtarakë të Organizatës së Mbikëqyrjes së Armëpushimit të Kombeve të Bashkuara (UNTSO).
Midis ushtrive izraelite dhe siriane është “Zona e Ndarjes”, 400 kilometra katrorë, që shpesh quhet edhe zonë e çmilitarizuar. Aty, sipas marrëveshjes së armëpushimit, forcat e armatosura të dy vendeve nuk lejohen.
Përgatiti: Valona Tela