Seul: Arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes lidhur me vendimin për gjendjen e luftës
Prokurorët në Korenë e Jugut kanë arrestuar ish-ministrin e Mbrojtjes i cili supozohet se ka rekomanduar shpalljen e gjendjes së luftës, vendim që u mor më herët gjatë javës nga presidenti Yoon Suk Yeol.
Vendimi për gjendjen e luftës u tërhoq më vonë nga presidenti. Por, ish-ministri i Mbrojtjes, Kim Yong Hyun, është figura e parë e lartë që është arrestuar për këtë rast.
Ky zhvillim vjen një ditë pas Yoon shmangu një mocion për shkarkimin e tij, të iniciuar në Parlament nga opozita, pasi ligjvënësit e partisë në pushtet bojkotuan votimin. Për kalimin e mocionit për pezullimin e detyrave të presidentit kërkohen dy të tretat e shumicës në Parlament. Partia kryesore opozitare, Partia Demokratike tha se do të përgatisë një mocion të ri për shkarkimin e presidentit.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Kim Yong Hyun, më 8 dhjetor u dërgua në një qendër të paraburgimit në Seul, pasi u hetua nga prokurorët, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit, i cili foli në kushte anonimiteti.
Zyrtari nuk dha detaje të tjera. Por, mediat në Korenë e Jugut kanë raportuar se Kim vullnetarisht u paraqit para zyrës së prokurorëve në Seul, ku iu konfiskua telefoni mobil dhe u arrestua. Sipas raportimeve, Policia kontrolloi shtëpinë dhe ish-zyrën e Kimit të dielën.
Prokurori i lartë, Park Se-hyun, gjatë një deklarata televizive më 8 dhjetor tha se autoritetet kanë nisur një hetim, përmes një ekipi të posaçëm që përbëhet nga 62 anëtarë, për rastin që ka të bëjë me shpalljen e gjendjes së luftës. Park, që do të udhëheqë këtë ekip, tha se hetimet “nuk do të kursejnë asnjë të dyshuar”.
Yoon pranoi dorëheqjen e Kimit më 5 dhjetor, pasi partitë opozitare dorëzuan një mocion të ndarë për shkarkimin e tij.
Kim ishte figurë qendrore në zbatimin e gjendjes së luftës të shpallur nga Yoon dhe ai udhëhoqi forcat speciale për të rrethuar ndërtesën e Asamblesë Kombëtare, teksa helikopterët ushtarakë patrulluan mbi ndërtesë. Ushtria u tërhoq pasi Parlamenti në mënyrë unanime votoi për rrëzimin e dekretit të Yoonit, duke e detyruar presidentin që ta tërheqë vendimin të mërkurën.
Në mocionin për shkarkimin e Kimit, të iniciuar nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare, ai akuzohej se i kishte propozuar presidentit që të shpallte gjendje të luftës. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Kim Seon Ho, i tha Parlamentit se Kim Yong Hyun urdhëroi dislokimin e trupave në Asamblenë Kombëtare.
Përmes një deklarate të lëshuar më herët gjatë javës, Kim tha se “të gjithë trupat kryen detyrat e tyre në bazë të vendimit për gjendje të luftës dhe vepruan sipas instruksioneve të mia dhe e gjithë përgjegjësia bie mbi mua”.
Prokurori i Përgjithshëm, Shim Woo, u tha gazetarëve të enjten se prokuroria planifikon të hetojë akuzat për rebelim ndaj Yoonit. Përderisa presidenti ka një lloj imuniteti nga ndjekja penale për aq kohë sa është në detyrë, imuniteti nuk e mbron atë në rast të akuzave për rebelim apo tradhti.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut ka pezulluar nga detyrua tre komandantë të lartë ushtarakë pas supozimeve për përfshirjen e tyre në zbatimin e gjendjes së luftës. Ata ishin në padinë e dorëzuar nga opozita për akuza për rebelim.
Një ditë më herët, presidenti Yoon kërkoi falje për shpalljen e gjendjes së luftës, teksa protestuesit u mblodhën para Parlamentit, ku po mbahej seanca për mocionin, që dështoi për shkarkimin e presidentit.
“Shpallja e gjendjes së luftës erdhi nga dëshpërimi im si president”, tha ai gjatë një adresimi televiziv.
Kur shpalli gjendjen e luftës, Yoon pretendoi se një vendim i tillë “do të eliminojë elementet antishtetërore që po pengojnë liritë dhe lumturinë e popullit”.
Forcat e sigurisë rrethuan Asamblenë Kombëtare, ndërkaq helikopterët ateruan në çatinë e ndërtesës. Pothuajse 300 ushtarë tentuan të bllokonin ndërtesën. Por, stafi i Parlamentit arriti të ndalonte hyrjen e ushtarëve në ndërtesë dhe brenda Parlamentit kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve, të cilët votuan kundër vendimit të Yoonit.
Ligjvënësit nga partia në pushtet dhe opozita thanë se ushtarët ishin urdhëruar që të arrestonin politikanët kryesorë, ndërkaq njësive speciale të policisë thuhet se u ishte dhënë urdhri që të largonin deputetët nga Parlamenti.