Shqipëria konfirmon raste me gripin e shpendëve
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri konfirmoi praninë e gripit të shpendëve në një fermë, por theksoi se asnjë njeri nuk është prekur nga kjo sëmundje.
Vatra e gripit të shpendëve (H5N1) u zbulua më 2 nëntor në fshatin Mëzez, në periferi të Tiranës. Pas konfirmimit të rastit, Ministria e Bujqësisë tha se Instituti i Shëndetit Publik ka analizuar 90 mostra në këtë vatër, por të gjitha kanë rezultuar negative, sa i përket prekjes së njerëzve nga gripi i shpendëve.
Gjatë fundjavës që shkoi, sipas autoriteteve, janë monitoruar 2.304 ferma, në të cilat mbarështohen 96.900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.
Me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz.
“Laboratori në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, që është përgjegjës për testimin e kampioneve lidhur me influencën aviare, ka marrë masat për t’iu përgjigjur situatës emergjente, lidhur me izolimin e rastit dhe parandalimin e përhapjes se infeksionit. Kampionet në njerëz të marra janë testuar nga Instituti i Shëndetit Publik, dhe kanë rezultuar negative”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.
Ministria e Bujqësisë tha se po bashkëpunon me Institutin e Shëndetit Publik, i cili po kryen mbikëqyrje të përforcuar për infeksionet respiratore në zonën e fermës së prekur nga sëmundja.
Autoritetet shqiptare thanë se masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës. Ndërkaq, Qendrat Kombëtare dhe Rajonale të Krizës u tha se do të vazhdojnë koordinimin dhe funksionin e tyre deri në mbylljen e rasteve.