ru24.pro
World News
Август
2024

La punën në zyrë për t’i punuar tokat në Sharban

0
Punonte si ekonomiste për një kompani private në Prishtinë, por Kaltrina Rexhepi – Hasani, vendosi të dorëhiqej dhe të merrej me bujqësi. Sot Kaltrina ka mbi 150 koshere bletë, ka të mbjellë 40 arë me livandë, 80 arë me shalqi e pjepër, si dhe një sipërfaqe tjetër me speca, tranguj, domate, misër dhe fasule.