Bassuener: Dodik dhe Vuçiq garojnë “kush është serb më i madh”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, prej kohësh garojnë me temën “kush është serb më i madh”, por pas të ashtuquajturit “Kuvendit gjithëserb”, ata ndiejnë se kanë nevojë për njëri-tjetrin, thotë Kurt Bassuener, në një intervistë për REL-in.