ru24.pro
World News
Декабрь
2020

Joe Biden vaksinohet kundër koronavirusit

0
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, është vaksinuar kundër koronavirusit të ri me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.


Biden u vaksinua të hënën në një spital në Delauare.  Ai u bëri thirrje amerikanëve që të marrin vaksinën "kur të jetë në dispozicion".


Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera e kanë miratuar përdorimin e kësaj vaksine.


Vaksinimet e para në 27 vendet e BE-së pritet të fillojnë brenda një jave. Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit.


Vaksina tjetër e kompanisë Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive.


Të dyja vaksinat duhet të jepen në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.