Çmimin Nobel për Ekonomi sivjet e kanë fituar amerikano-izraeliti Joel Mokyr, Philippe Aghion nga Franca dhe Peter Howitt nga Kanadaja për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen e qëndrueshme ekonomike.
Mokyr, 79 vjeç, fitoi gjysmën e çmimit për “identifikimin e parakushteve për rritje të qëndrueshme përmes përparimit teknologjik”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
Aghion, 69 vjeç dhe Howitt, 79 vjeç, ndan gjysmën tjetër të çmimit për “teorinë e rritjes së qëndrueshme përmes shkatërrimit krijues”, shtoi Akademia. Читать дальше...