Kurti s'paraqitet në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur më 16 dhjetor në Prokurorinë Speciale, me gjithë ftesën që i ishte bërë javën e kaluar për të dëshmuar sot në orën 9:30 lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, tha se zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti nuk mund të paraqitet për të dëshmuar pasi që është në udhëtim jashtë vendit. Një ditë më herët, Kurti kishte publikuar në rrjete sociale fotografi nga vizita e tij në Slloveni. Читать дальше...