Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Roja bregdetare e Greqisë i ka gjetur trupat e tetë emigrantëve të mbytur pranë ishullit Samos në Detin Egje, thanë autoritetet të hënën. Gjashtë prej viktimave ishin të mitur, ndërsa dy të tjera gra, njoftuan autoritetet. Policia greke i gjeti 36 njerëz gjallë në pjesën veriore të ishullit Samos. Ndërkohë, tre njerëz të tjerë që kishin ngecur në një zonë gurore në këtë ishull, u shpëtuan nga oficerët e rojës bregdetare. Avionë dhe anije ndihmuan për kërkimin dhe shpëtimin e emigrantëve, tha roja bregdetare. Читать дальше...