Inteligjenca amerikane: Rusia, Kina dhe Irani synojnë përçarjen e votuesve para zgjedhjeve
Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar të martën se “aktorë të huaj” prej Rusisë, Kinës dhe Iranit, synojnë përhapjen e narrativave për t’i përçarë amerikanët para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët u kanë thënë gazetarëve se individë prej këtyre vendeve kanë marrë mësime nga proceset e kaluara zgjedhore në SHBA, dhe janë më të përgatitur për të nxitur trazira. Sipas tyre, këta individë mund të konsiderojnë mundësinë e kërcënimeve fizike dhe dhunës... Читать дальше...