ru24.pro
World News
Сентябрь
2018

Mbi 80 të vdekur nga fundosja e tragetit në Tanzani

0
Raportet e medias shtetërore në Tanzani thonë se së paku 86 njerëz kanë vdekur nga fundosja e tragetit në Liqenin Viktoria.


John Mongella, guvernator i rajonit Muanza të Tanzanisë, tha se së paku 37 vetë i kanë mbijetuar fatkeqësisë në liqenin e rrethuar nga Tanzania, Kenia dhe Uganda.


Dhjetëra të tjerë janë të zhdukur, derisa operacioni i kërkimit vazhdon.


Nuk është ende e qartë se sa njerëz kanë qenë në traget në kohën e incidentit. 


Por, të tillët janë shpesh të mbipopulluar me qindra njerëz.


Zyra e Qeverisë së Tanzanisë, përgjegjëse për servisimin e anijeve, tha se trageti po udhëtonte midis Ukaras dhe Bugoloras dhe u fundos pranë Muanzas.